
Kaleb Ekuban do të largohet nga Partizani në fund të këtij sezoni. Sipas asaj që raporton "Sport Ekspres" për italo-ganezin ka shfaqur interes Slovan Bratislava. Skuadra sllovake është gati të paguajë për kartonin e sulmuesit të talentuar, teksa vëzhgues të saj kanë qenë edhe në Tiranë duke parë përgatitjet e shtatlartit. Ende nuk ka një ofertë konkrete, por tashmë tratativat me menaxherët kanë nisur. Problemi i vetëm qëndron te kontrata që Ekuban me Partizanin.
Italo-ganezi përfundon juridikisht kontratën me të kuqtë në 30 qershor dhe në 29 qershor të kuqtë luajnë sfidën e parë të Europa League. Nëse stafi teknik vendos ta aktivizojë, Ekuban nuk mund të luajë në një skuadër tjetër në këtë kompeticion. Zhvillime të reja priten në vijim për sa i përket të ardhmes së 23-vjeçarit.