
Jurgen Çelhaka do të kalojë nga Tirana te Legia e Varshavës. Ky është lajmi i publikuar nga mediet polake, ku shkruhet se mesfushori 20 vjeçar do zbarkojë të enjten në Poloni, për të nënshkruar një kontratë që do e mbajë të lidhur me klubin për katër vitet e ardhshme.
Futbollisti i lindur në Tiranë është gati për hapin e madh, duke lënë Shqipërinë dhe duke u bërë pjesë e një kampionati të rëndësishëm.Klubi në fjalë ka kohë që vëzhgon lojtarin dhe është e bindur për aftësitë që ka ai.Çelhaka do provojë veten në Poloni, ku fillimisht do synojë të përshtatet me skuadrën e re, e më pas do kërkojë të kthehet në një element të rëndësishëm. Kampionati shqiptar humbet një "xhevahir", teksa këtë merkato shumë lojtarë janë larguar nga vendi.
Kujtojmë që Legia e Varshavës ka transferuar edhe Ernest Muçin.