Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E bujshme/ Dritan Dervishi drejt rikthimit në Superiore, merr me vete disa lojtarë të Peruxhias

Shkruar nga NEWSPORT
E bujshme/ Dritan Dervishi drejt rikthimit në Superiore, merr me vete disa

Dritan Dervishi është pranë rikthimit në Superiore. Ish-drejtori i Partizanit dhe i Kukësit, në një prononcim për newsport.al ka bërë me dije që është pranë një skuadre në vendin tonë. Dervishi theksoi që ka disa oferta, por po pret të vendosë për njërën që do të ketë besim te projekti i tij.

"Mund t'iu them që do të rikthehem në Superiore. Kam disa oferta, por po pres të zgjedh një skuadër që do të ketë besim te projekti im sportiv. Në Shqipëri janë mësuar me drejtorë që mezi presin t'i zënë vendin trajnerit. Por, drejtori sportiv është ai që bën grupin e lojtarëve dhe stafin me mentalitet fitues", tha Dervishi.

Më tej ai shtoi:

"Ekipi i Peruxhias ka disa lojtarë që i jep borxh. Unë do t'ia propozoj ata një klubi shqiptar. Tashmë presim ç'do të ndodhë", përfundoi drejtori i njohur në Superiore.

Kujtojmë që Dritan Dervishi ishte drejtor sportiv te Partizani në gjysmën e dytë të sezonit 2015-2016, ku të kuqtë arritën të shpalleshin nënkampionë pas një punë të mirë të bërë nga ai duke sjellë lojtarë cilësorë si Torassa, Ramadani dhe Atanda që janë pjesë e formacionit titullar tek të kuqtë edhe në këtë sezon. Më pas u largua nga Partizani, për t'iu bashkuar Kukësit, por pas disa muajsh pune, ai ndërpreu bashkëpunimin me klubin verilindor për t'u larguar në Itali. Së fundmi për newsport.al ka bërë të ditur që është pranë rikthimit në Superiore, sërish si drejtor sportiv.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga