Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“E bëj unë siç ka qenë”, dështimi i Kallakut te Partizani dhe “fiksimi” i Orges Shehit me fantazistin

Shkruar nga NEWSPORT
“E bëj unë siç ka qenë”, dështimi i

Sherif Kallaku është emri i ri që ka dalë në skenë te Tirana. Neësport.al njoftoi ditën e djeshme se kampionët e Shqipërisë janë në bisedime me fantazistin që është pranë rikthimit në kryeqytet, por këtë radhë me fanelën bardheblu. Edhe pse në edicionin e shkuar ai nuk ishte në formën që të gjithë prisnin, trajneri Orges Shehi ka besim te aftësitë e tij.

Madje një detaj interesant është se gjatë periudhës që Kallaku pati ulje-ngritje te Partizani për shkak të marrëdhënieve me stafin teknik, mes miqsh Shehi është shprehur se është ai trajneri që do ta rikthente edhe një herë në formën më të mirë fushë-krujasin.

Duhet theksuar se nuk ka asgjë zyrtare, por vetëm në ditët në vijim mund të mësohet përfundimisht se çdo të ndodhë me Kallakun. Nëse operacioni finalizohet me sukses, atëherë dëshira e Shehit mund të konsiderohet e plotësuar. Pastaj s’mbetet gjë tjetër veçse të punojë për të kthyer në fushë edhe një herë Kallakun e kohëve të arta te Teuta. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga