E ardhmja e Edin Dzekos te Interi varet nga pjesmarrja në Champions për sezonin e ardhshëm. Sulmuesit boshnjak i skadon kontrata verën e ardhshme dhe në Milano po mendojnë një rinovim që të përfshijë ulje të pagës sezonale. Aktualisht sulmuesi përfiton 5 milion euro në sezon dhe kjo duket e tepër duke parë dhe moshën e tij.
37 vjeçari ka dhe oferta nga MLS dhe për këtë arsye nëse zikaltërit nuk marrin pjesë në Champions për vitin e ardhshëm, shumë shpejt mund të kemi një “divorc” mes palëve.
Kujtojmë që deri tani numri 9-të ka shënuar 7 gola dhe 4 asisit në 30 ndeshje të luajtuar.
Poll