Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dy takime mbyllin javën e 4-të, Superiorja “mbërthen” tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
Dy takime mbyllin javën e 4-të, Superiorja “mbërthen”

Ditën e sotme do të luhen edhe dy takimet e fundit të javës së 4-të të “Abissnet Superiore”. Do të luhet në aksin Laç – Durrës dhe të dyja sfidat do të startojnë në të njëjtën orën 15:00.

Laçi pret në shtëpi Vllazninë. Kurbinasit vijnë pas fitores spektakolare me Teutën dhe ndaj shkodranëve tentojnë një tjetër 3 pikësh për t’u ngjithur në zonë  “Final Four”. Ndërkohë kuqeblutë e Migen Memellit pas dy barazimeve rresht do të synojnë rikthimin te fitorja në kampionat.

Takimi tjetër është mes Teutës dhe Skënderbeut, sfidë që do të luhet në “Niko Dovana”. Korçarët pas humbjes me Tiranën duan 3 pikët që do t’i ngjisnin automatikisht në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit. Ndërkohë durrsakët ndodhen me 1 pikë pas 2 ndeshjes dhe dëshirojnë që sot në shtëpinë e tyre të provojnë edhe shijen e fitores.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga