Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dy ‘superfinale’ në Kategorinë e Parë, 4 pretendentë masin ‘pulsin’ e njëra-tjetrës

Shkruar nga NEWSPORT
Dy ‘superfinale’ në Kategorinë e Parë, 4

Kategoria e Parë do të luajë sot edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj jave të 4-të. Katër skuadra me pretendime madhore do të përballen në dy supersfida ditën e sotme duke filluar në orën 16:00. Flamurtari – Vora ështe e para me vlonjatët që presin në shtëpi voranët surprizues, por kurrësesi të nënvlersueshëm.

Kuqezinjtë ende s’kanë provuar shijen e fitores duke marrë vetëm 1 pikë në 3 ndeshjet e para, një zhgënjim shumë i madh duke parë pretendimet maksimale të klubit. Nga ana tjetër Vora vjen me 2 fitore e një humbje dhe kërkon të provojë sërish veten përballë një rivali direkt për titull.

Në orën 19:00 do të luhet edhe sfida e fundit me Elbasanin që pret në shtëpi Apoloninë. Dy skuadrat ndajnë vendin e 3-të dhe të 4-të në renditje me 7 pikë secila. Verdheblutë duan me çdo kusht ngjitjen në elitë ndërsa fierakët kanë objektiv minimal Play Off-in. Një sfidë për t’u parë e shijuar kjo e ‘Elbasan Arenas’.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga