Kukësi – Tirana është njëra nga gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë që do të luhet ditën e nesërme në orën 15:00 në “Kukës Arena”. Përballë njëra-tjetrës vihen dy ekipet që këerkojnë këtë trofe për të shpëtuar sezonin.
Kryeqytetasit prej disa ditësh kanë nisur punën për këtë sfidë, me Erbim Fagun që kërkon fitoren për të vazhduar rrugëtimin në këtë kompeticion. Timonieri i bardhebluve pavarësisht momentit jo shumë pozitiv që po kalon në kampionast, fitorja ditën e nesërme është më shumë se e detyrueshme për të.
36-vjeçari nuk do t’i lërë asgjë rastësisë dhe synon që të mbyllë llogaritë me Kukësin që në gjysmëfinalen e parë për të qenë më afër finales së madhe. Lajm i mirë për Fagun do të jetë rikthimi i Najdovskit dhe Patrick, të cilët do ta nisin si titullarë ndaj Kukësit.
Formacioni i mundshëm:
Tirana: Kozi, Lulaj, Najdovski, Hoxhallari, Haxhiu, Deliu, Lushkja, Përgjoni, Abazaj, Patrick, Latifi.