
Skënderbeu do të luajë fundjavën e ardhshme kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Skuadra e drejtuar nga trajneri Orges Shehi do të vuajë mungesën e dy lojtarëve kryesorë. Bëhet fjalë për Dejvi Bregun i cili nuk do të jetë në fushë për një periudhë të gjatë si dhe afrikanin Demte.
Dy titullarët e korçarëve nuk do të mund të luajnë kundër Partizanit, një "asist" ky për të kuqtë e Gegës të cilët vijnë të "karikuar" nga faza përgatitore. Ndërkohë një tjetër futbollist që rrezikon sfidën ndaj të kuqve është Blerim Krasniqi.
Megjithatë për këtë të fundit po bëhet maksimumi që të rikuperohet në kohë. Gjasat janë që të jetë në fushë, por le të presim. Kujtojmë që ende nuk është zbardhur axhenda e javës së 19-të nga Federata Shqiptare e Futbollit.