
Dje, Skënderbeu luajti kundër Devollit, ndeshje që përfundoi me rezultatin 4-1 në favor të korçarëve. Bardhekuqtë shkëlqyen në stadiumin e Bilishtit duke dhuruar një performancë pozitive. Por, ajo që ra më shumë në sy ishte prania e shumtë e tifozëve.
Rreth 2 mijë mbështetës ishin në shkallët e stadiumit për të ndjekur nga afër takimin e raundit të parë të Kupës së Shqipërisë. Për vendasit shënoi Tako në minutën e 83-të, ndërsa për Skënderbeun realizoi Dita, Vitia, Pollozhani dhe Muja në minutat shtesë të ndeshjes.
Poll