Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dy lojtarët e pazëvendësuar dhe kompleksi i ri, "zbrazet" Olsi RAMA: Partizani i Dajës për të ardhmen, ju tregoj ç'ka ndodhur në klubin tonë (E PLOTË)

Shkruar nga NEWSPORT
Dy lojtarët e pazëvendësuar dhe kompleksi i ri,


Drejtori i përgjithshëm i Partizanit analizoi sonte gjërë e gjatë jo vetëm ekipin, por edhe klubin që ai drejton. Nisja e vështirë e sezonit, problemet në merkato, largimi i ishëve si dhe pozicionin i Ilir Dajës, ishin ato që u diskutuan më shumë në emisionin Skaner të Çarçanit.

Për të gjitha, Rama shpjegoi se çfarë ndodh te 16-herë kampionët e Shqipërisë duke zbuluar dhe një detaj interesant për tifozët. Sa i përket kompleksit të ri ka mbërritur tapeti që pritet të shtrohet së shpejti. Në fund tregoi edhe të ardhmen e Ilir Dajës duke theksuar besimin e dhënë pa kufi ndaj 55-vjeçarit.

"Do të vazhdoj dhe unë në rrugën që nisi trajneri i Kukësit për të thënë që synimi im është të përmirësoj ekipin që kam. Fitimi i kampionatit fillon aty, por puna më e madhe bëhet gjatë sezonit. Unë bëj dhe punën e drejtorit sportiv, pak nga halli, bashkë me stafin teknik. Bëjmë evidentimin e problemeve për të parë ku janë problemet.

Ne vinim nga një kampionat që bëmë mirë me Dajën. Synimet e të gjithëve është që Partizani të shpallet kampion. Kjo s'bëhet në letër, por në fushë. Kam kërkuar të ndërtojmë një ekip për të fituar në vazhdimësi. Kjo është sfida ime, këtu hyn dhe diskutimi për ndërtimin e akademisë etj. Por, fillimisht duhet të kesh burimet njerëzore pranë shtëpisë. Elementët e tjerë shtohen nga Shqipëria apo rajoni, pse jo edhe në Europë.

Kam filluar të shqetësohem pas barazimit me Skënderbeun dhe më pas me Vllazninë. Fillova të shoh një ekip që u ndrydh. Ne e vuajtëm më shumë psikologjikisht. Kur ndodh kjo gjë, s'bën ato gjëra që duhet të bësh në fushën e blertë. E kemi biseduar dhe me stafin teknik. Ne jemi duke u formuar. Është punë në vazhdim.

Largimet e vjetshme? Që përpara të ishte koha e merkatos, u munduam të identifikonim lojtarët që na duheshin. Tentuam dhe me ata që kishim, por ishte e vështirë sepse u rritën mirë dhe morën oferta tunduse që kampionati shqiptar s'i ofron. Në një realitet si Partizani kujdesemi në një mbarëvajtje. Nuk mund t'i pengonim të largoheshin. Jemi plotësuar mirë në mbrojtje dhe në mesfushë. Në sulm kemi nevojë, jo vetëm në sensin për 11-shen e parë, por edhe për alternativa. Menduam që me Malën dhe Filipoviçin menduam që kishim plotësuar diçka. Mala është një lojtar xhol, luan në shumë pozicione. Po luan në sulm dhe nuk është në nivelin që ka vetë si futbollist. Ka treguar rritje në ndeshjet e fundit, mjafton të përmendim asistet e fundit. Na duhet të përforcohemi në sulm.

Daja ka refuzuar lojtarë në merkato? Puna e përditshme në një kohë merkatoje është që shohim shumë lojtarë, ia kemi prezantuar trajnerit dhe pastaj shohim se sa përshtaten me vizionin e trajnerit. Ka qenë e vërtetë që nuk kemi rënë dakord për elementë të ndryshëm. Kjo është si të thuash që mund të kishim marrë 10 lojtarë që mund të bënin keq. Jam i bindur që Junior është ndër më të mirët në Shqipëri. Cara dhe Mala janë në krah me shumë vlerë. Por, ai tipi i lojtarit pykë s'është në preferencat e lojës tonë në përgjithësi. Mund të afrojmë një futbollist për ndeshje të ndryshme kur skuadrat mbyllen shumë pas. Në 10 gola të pësuar, 5 i kemi dhuruar. Ndodh në një ndeshje, por jo 5 apo 6 ndeshje brenda një faze.

Merkato? Ne po përqëndrohemi te gjetja e një lojtari që të jetë maja e sulmit. Nëse marrim një numër 9-tsh, Junior luan si sulmues i dytë ose në krah sepse e ka bërë gjatë gjithë karrierës së vet. Procesi është i tillë që i kërkon dhe të vijnë. Mund të vijë dhe një sulmues krahu apo një mesfushor.

Huazime të ish-ëve? Nuk përjashtoj asgjë sepse e tillë është merkato e janarit. Nëse gjen një lojtar që e njeh skuadrën, është padyshim vlerë e shtuar. E di unë më pyet për Bitrin apo me tjerë, unë mbaj kontakte me lojtarët. Janë pjesë e familjes së Partizanit. Janë futbollistë që i kam marrë vetë ose i kam gjetur aty. Të gjithë e kanë derën e hapur. Një lojtar si Asani të mungon gjithmonë. Është një lojtar që të zgjidh ndeshje të vështira. Arrin të shënojë me dy-tre lëvizje. Këtë vit na mungon. Ekipi i këtij viti është më i fortë se i vjetshmi, në letër gjithmonë. Ka ardhur Musta, Marku, të dy Markët, Kaçe, Damçevski, Sota etj. Bardhi për mua duhej të qëndronte në mesfushë. Kishte solucione edhe në sulm. Po shoh që këtë vit Murataj ka dalë në stol, Kote s'gjen dot minuta sepse ka shumë konkurrencë. Jam i sigurtë që këtë sezon asnjëri nga këta që kemi s'ka dhënë më të mirë. As Musta që ka luajtur më shumë se të gjithë. Jemi përmirësuar. Po i japim mundësi Carës, ishim të bindur që do të luante. Por, ka dhe situata që Cardoso dëmtohet.

Oferta? Ka pasur vetëm një ofertë për Jasir Asanin për 30 mijë euro. E kam marrë dhe kam biseduar me të. S'e lashë të shkonte të luante 4 muaj në Kuvajt në Kategori të Dytë. Më tha: "Po drejtor ke të drejtë".

Kompleksi? Ka ardhur dhe tapeti. Gjithë situata është që në momentin nuk pengojnë shirat, në rifillimin e kampionatit do të luajmë në stadiumin tonë.

Ilir Daja? Mendoj se është e drejtë që e kemi mbajtur Dajën, pavarësisht rezultateve. E kemi marrë për një planifikim më të gjatë. Është bërë gabim në kampionatin e kaluar, ndoshta duhej të kisha vënë veton për disa gjëra. Jam i bindur që skuadra do t'i përgjigjet. Partizani duhej të reagonte si një klub i madh dhe ne e bëmë. Është detyra e drejtorit dhe e presidentit më pas. Kemi folur shumë me njëri-tjetrin. Jemi të bindur që gjërat do të shkojnë për mirë. Kemi marrë 10 pikë në 4 ndeshjet e fundit. Qëndron një barazim me Laçin me atë lojë. Do të doja që ndeshja me Skënderbeun të ishte më e dominuar nga ana jonë. Ekipi bëri disa hapa pas për karakterin. Doja të shkonim në Shkodër me moral më të lartë. Fitoret e vuajtura kanë shijet e tyre. Me këmbët në tokë, pa asnjë lloj euforie për të thënë tonë. Çdo ekip i Superiores është një kundërshtar i yni në fushën sportive. Kemi bërë një plan. I urojmë shëndet që të ketë mundësi dhe energji që të drejtojë skuadrën deri në fund. Dua të ketë të gjitha gjërat, çdo gjë varet vetëm nga Daja.

Dorëheqja? Janë reflektimet që çdo njeri i bën në punën e vet. S'ka lidhje me asnjë, por me çështjen e mbarëvajtjes së punës në përgjithësi. Jam drejtor i Partizanit dhe në momente të caktuara më duhet të mbaj qëndrime. Jam person që mundohem të arsyetoj sa më shumë. Kur shikon se si lojtarët stërviten dhe kanë stresin e ditës së ndeshjes dhe pastaj s'marrin atë që duan në fushë, pastaj edhe ti duhet të marrësh përsipër përgjegjësitë.

Tifozët? Ata me të drejtë kërkojnë që skuadra të jetë atje ku duhet. Në momente të caktuara edhe ata kanë të drejtë të kenë pretendime. Ne jemi aty për të luajtur futboll dhe duam t'i bëjmë të lumtur. S'po shohim tifozë në shkallët e stadiumit ashtu siç duhet të jenë. Nuk e di se çfarë ngjarjesh të tjera ka veç Përputhen dhe Big Brother, që s'mund të vijnë në stadium. Emocionet janë në stadium, komoditeti ekziston, për mua është luks që s'e kemi pasur më parë. Tani s'po dijmë si ta shfrytëzojmë. Një ndeshje e shijuar live nuk ka çmim. Unë uroj që të kthehen sa më parë.


Derbi? E kanë kuptuar gabim shprehjen time. Diferenca me Tiranën është 9 pikë. E kanë nxjerrë nga konteksti. Derbi është në javën e gjashtë. Jemi 9 pikë pas Tiranës dhe në këtë sezon luajmë 3 ndeshje me ta, pra 9 pikë", tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga