Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dy javë më parë "nxinte" në Shkodër, Takajt i "çel" fytyra pas fitores ndaj Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT

Skënderbeu nuk ka kaluar një periudhë të mirë gjatë javëve të fundit në kampionat, duke filluar që nga mesi i fazës së parë të kampionatit, direkt pas humbjes 2-1 kundër Tiranës në "Selman Stërmasi".

Kampionëve iu ka munguar vazhdimësia e rezultateve dhe sigurisht që një gjë e tillë ka sjellë edhe stres në kampin e drejtuesve të klubit korçar.

Një gjë të tillë e tregonte edhe mimika e presidentit Ardjan Takaj pas barazimit dy javë më parë në Shkodër kundër Vllaznisë, ku Skënderbeu nuk shkoi më shumë se një 0-0 "të hidhur". Kjo sidomos pas humbjes së penalltisë nga Salihi.

Pas ndeshjes, presidenti Takaj u pa tej mase i mërzitur, i vrenjtur dhe aspak i kënaqur nga ajo çka dha skuadra e tij në fushë kundër shkodranëve.

Por, krejt ndryshe ka qenë sot situata, pasi numrit 1 të klubit të Skënderbeut i është kthyer buzëqeshja. Me të drejtë një gjë e tillë duke qenë se kampionët fituan 2-0 ndaj Tiranës dhe tashmë janë sërish në vend të parë, edhe pse me pikë të barabarta me Kukësin.

[caption id="attachment_64621" align="alignnone" width="958"]takaj Presidenti i Skenderbeut, Ardjan Takaj, sot pas fitores ndaj Tiranes se bashku me numrin 2 te klubit korcar, Arlind Boshku[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga