
Kukesi po kalon një moment të mirë në kampionat. Verilindorët vijnë nga fitorja me Bylisin dhe sot luajnë në transfertë ndaj Tiranës në "Selman Stermasi".
Pauza e kampionatit për shkak të tërmetit I ka shërbyer për mirë trajnerit Duro pasi ka arritur të rikuperoi të gjithë lojtarët dhe sot nuk do të ketë asnjë mungesë në skuadër. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm ndaj Tiranës dhe Duro do të hedh në fushë 11-shen më të mirë.
Ai që pritet të sakrifikohet edhe mesfushorin Valon Et'hemi I cili do të ulët në stol në ndeshjen e sotme, ndërsa në vend të tij do të luajë Gavazaj. Në portë pritet të luajë Xhika, në mbrojtej, Maliqi, Teqja, Obanor, Musta, në mesfushë, Rroca, Musolli, Limaj dhe në sulm treshja Abazaj-Shkurtaj-Gavazaj.