Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Duro: Nuk e kuptova kush luftonte për titull, Flamurtari apo Kukësi? Gjyqtari ishte skandaloz...

Shkruar nga NEWSPORT
Duro: Nuk e kuptova kush luftonte për titull, Flamurtari apo Kukësi?

Pas humbjes 0-1 ndaj Kukësit, trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro ka pasur rezerva për gjyqtarin e sfidës, Eldorian Hamitaj.

"Nuk e kuptova se cila ishte skuadra që lufton për kampio?! Flamurtari apo Kukësi? Ne luajtëm shumë mirë sidomos në pjesën e dytë, por gjyqtari ishte tendencioz.

Ishin superiorë në fushën e lojës dhe jam i kënaqur nga skuadra ime. Kukësi e zgjidhi me një aksion të vetëm, ku Pejiç shënoi.

Në pjesën e parë ishim më të kujdesshëm në fazën mbrojtëse. Jam i shqetësuar shumë nga gjyqtari, sepse është një djalë i ri.

Sot ishte skandaloz! E ka fituar zanatin shumë shpejt dhe po mëson shumë nga të vjetërit. Po i bëj një këshillë që të jetë më i kujdesshëm, nëse do të bëjë karrierë", tha Duro për Supersport.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga