
Ndeshjet Laçi - Uni. Craiova dhe Ael Limasol - Vllaznia po priten me interes të madh nga gjithë sportdashësit shqiptarë. Trajnerët respektivë, Shpëtim Duro dhe Thomas Brdariç kanë punuar për gjatë gjithë javës me lojtarët e tyre.
Dhe pse në letër takimet janë mjaft të vështira, trajnerët kanë vendosur për futbollistët e tyre titullarë. Mund të ketë ndryshime deri në momentin e fundit, por me shumë mundësi të dy ekipet shqiptare do të zbresin në fushë me formacionet e mëposhtme:
Laçi
Sherri; Velija - Ignjatoviç - Malota - Roganoviç; Deliu - Shehu - Lushkja; Zarubica - Mazrekaj; Guindo
Vllaznia
Zogoviç; Gurishta - Adili - Imami - Bulatoviç; Kaleziç - Krymi - Jonuzi; Kruja - Hoxhaj; Gjurgjeviç
Kujtojmë që si Laçi, ashtu edhe Vllaznia do të luajnë në orën 19:00, respektivisht në Elbasan dhe Qipro.