Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

DUKA "zgjedh" trajnerin e ri të SHQIPËRISË: Ja kur do të vendosim, pse të mos jetë...

Shkruar nga NEWSPORT
DUKA "zgjedh" trajnerin e ri të SHQIPËRISË: Ja kur do

Jo më trajner të huaj për KOMBËTAREN, DUKA zgjedh kombësinë e trajnerit të ri: Ja kur do ta zgjedhim teknikun, pse të mos jetë...

Presidenti i FSHF-së Armand Duka foli në lidhje me trajnerin e ri të Shqipërisë. Ai mohoi për "Supersport" se Edi Reja do të marrë stolin e kombëtares së Shqipërisë. Kreu i FSHF-së pranoi se ndoshta tekniku i ardhshëm i Shqipërisë mund të jetë një shqiptar.

"Fitorja me Andorrën? Jam i kënaqur me rezultatin. Nuk e patëm të lehtë. Do të isha i kënaqur me 0-1, por me 0-3 jam më tepër i kënaqur.

Mund të kishim më shumë se 3 pikë. Kemi ndeshjen me Islandën dhe duhet të plotësojmë stafin. Pas Islandës do të vendosim për trajnerin e ri.


Nuk kam pasur mundësi të mendojë më shumë për të zgjedhur pasardhësin e Panuçit. Kam menduar për takimin me Andorrën. E përgëzoj Bulkun. Por duhet të mendojmë për stafin e ri.


Kemi grup të vështirë. Nuk kemi pse ta qajmë humbjen me Turqinë. Kemi shumë ndeshje përpara. Në këtë fushë do të ngecin edhe ekipet e tjera, por fatmirësiht ne jo.

Reja ka 24 orë kohë për të pranuar ofertën e FSHF-së ? Nuk i është referuar emrit tim. E takova. Folëm se çfarë mendimi kishte ai për ekipin, si e pa ekipin. Nuk kemi bërë asgjë konkrete.

Më mirë që trajneri u ndërrua para Andorrës. Kisha mendimin që Panuçi ta ndryshonte atmosferën në ndeshjen me Turqinë, por nuk solli energji të re.

Trajner shqiptar për Kombëtaren? Pse jo?! Shumë më mirë do të ishte që çdo kombëtare të drejtohej nga trajner vendas. E njohim më mirë mentalitetin. Duhet të vendosim çfarë avantazhi dhe disavantazhi ka një trajner shqiptar dhe një i huaj.


Ekipi A nuk është për të ngrohur lojtarët, por të marrë më të mirët. Pashë Limën e Andorrës, 40-vjeç kuante në mbrojtje dhe sulm dhe nuk kanë ta zëvendësojnë. Çdo lloj trajneri që të vijë të zgjedhë më të mirët. Turqia mori ndaj nesh Emrenë, kapiten, që ka moshën 38-vjeç.

Bota e futbollit sot është zvogëluar shumë. Jemi në kushte ku mund t'i njohim të gjitha klubet, lojtarët, specifikat e tyre. Na ndihmon informacioni.

Një trajner vendas e njeh më mirë mentalitetin dhe identitetin.

Është e rëndësishme që fituam ndeshjen.

Trajneri? Kjo puna e trajnerit nuk është e lehtë të parashikohet. Edhe ai i pari kishte kontratë edhe pas nëntorit. Ai që do të vijë nuk do të interesohet për kontratë për 6 muaj, por në terma afatgjatë.

Ishte një nga ndeshjet më me përgjegjësi për ekipin tonë. Prandaj festuam sikur u kualifikuam.

Mesazh nga Panuçi? Nuk e kam parë mesazhin akoma",
përfundoi Duka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga