Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Duka rrëfen Francën nga më e ëmbla te më e hidhura

Shkruar nga NEWSPORT

Armando Duka, presidenti i FSHF-së i ftuar në emicionin “Opinion” ka folur për eksperiencën e Shqipërisë në Europian. Ai tregon emocionet e grumbullimit, largimit të katër lojtarëve, dy ndeshjeve të para në grup dhe fitoren me Rumaninë. Ndjehet i mrekulluar nga tifozët dhe të gjithë të pranishmit në Francë, të cilët kanë bërë mbështetje që askush nuk e ka menduar. Sa i përket numrit të tifozëve, ai mbetet i habitur për gjithçka dhanë. “Tifozeria dhe ekipi ishin debutues. Tifozeria e fitoi Europianin e vet. Ishin tifozë të shumtë në numër, më shumë se kundërshtarët tanë. Prisja akoma më pak, por kishim një numër të madh. Kishin sjellje fantastike. Është prezantim dinjitoz i qytetarisë shqiptare. Prisja 10-15 mijë tifozë për ndeshje. Me Rumaninë kishim mbi 30 mijë tifozë në stadium. Ne jemi rracë e bukur, ndaj kishim dhe tifoze të bukura në stadium”.

[caption id="attachment_7481" align="alignleft" width="300"]Presidenti i FSHF Armand Duka dhe Traineri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, gjate nje ceremonie festive ne Pallatin e Brigadave, me rastin e kualifikimit te kombetares shqiptare ne France Euro 2016./r/n/r/nPresident of the Albanian Football Federation Armand Duka and Albania's coach Gianni De Biasi, during a festive ceremony at the Palace of Brigades, on the qualification of the Albanian national team in France 2016. Presidenti i FSHF Armand Duka dhe Traineri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, gjate nje ceremonie festive ne Pallatin e Brigadave, me rastin e kualifikimit te kombetares shqiptare ne France Euro 2016.[/caption]

Kampionati shqiptar, tifozët: “Realisht tifozeria shqiptare nuk ka huliganizëm ekstrem, aq më pak në ndeshjet e Kombëtares. Incidente ka, por jo huliganizëm. Në Francë ka qenë tifozeri e zgjedhur, por edhe dëshira e të gjithë shqiptarëve për të festuar ishte e madhe”.

Vendndodhja: “Ne ishim në veri të Francës dhe pak tifozë kishim atje. Regjimi i skuadrës ishte i tillë që të mos kishin shumë ekspozim për tifozët. Ka qenë një shfaqje që shqiptarët kishin dëshirë të demostronin vlerat e veta kombëtare. Ne nuk kemi shumë suksese, por ato që kemi duhet t’i shfrytëzojmë më së miri”.

Momenti më i vështirë: “Ndeshja e parë në 15 minutat e para. Ekipi ra në presion dhe mund të pësonim më shumë. 15 minutat e fundit me Francën u lodhën shumë lojtarët dhe mund të pësonin më shumë. Kur lodhesh, lodhja të nxjerr nga detyra. Humbja në minutat e fundit është pjesë e lojës. Dalje nga detyra dhe mungesë përqëndrimi”.

https://www.youtube.com/watch?v=VYuCLrwQ7AM

Zvicra: “Ekipi u çlirua nga mbingarkesa, pasi kishte pësuar gol. Dha gjithçka kishte dhe doli në lojën e vet. Dëshira për të barazuar rezultatin zvogëloi mungesën e një lojtari në fushë”.

Xhaka: “Lojtari mërzitet, kjo është normale. Dikush gjuan pankinën e dikush hedh shishen. Ai ka pasur ngarkesë më shumë sesa të tjerët. Të gjithë ia mundësuan që të largonte atë ngarkesë, por nuk ndodhi. Edhe presioni i mediave sportive krijoi ngarkesë psikologjike te vëllezërit Xhaka”.

Cana në stol: “Siellja e Lorikut ka qenë siellje e një profesionisti. Kam biseduar me trajnerin që Loriku do të qëndrojë në stol. I kam thënë që trajneri t’i përcjellë fjalët se ai nuk do të ishte në formacion për ndeshjen me Rumaninë. Pas kësaj ai kontribuoi shumë mirë për ekipin. I tha trajnerit që ishte i gatshëm që të pranonte çdo vendim të trajnerit. Kjo e ndihmoi trajnerin dhe ndihmoi të gjithë klimën. E rëndësishm është Shqipëria dhe jo individi”.

E ardhmja e Canës: “Akoma nuk ka marrë një vendim se çfarë rruge do të ndjekë në të ardhmen. Patjetër që e ka ftesën nga ne. Edhe nëse do të ndjekë rrugën e trajnimit apo menaxhimit, ne do të kërkojmë që ta kemi pranë”.

https://www.youtube.com/watch?v=ipjaepj3APs

De Biazi: “Është profesionist dhe krijon raporte korrekte. Kam krijuar bindjen në këtë kampionat që në çdo ndeshje bën përcaktim të saktë profesional në vartësi të kundërshtarit apo gjendjes fizike të lojtarëve”.

Gjimshiti: “Ajo ka qenë një nga ditët më të vështira për përgatitjet në Europian. Nuk kam parë një trajner që kur u ka komunikuar largimin lojtarëve, ai ka qarë. Është shumë e rëndë. Në mos ata katër, do të ishin katër të tjerë. Ata janë lojtarë shumë të mirë”.

Rashica: “Do t’i jepte shumë vlerë vetes dhe Kombëtares tonë. Ka gjithë kohën e mundshme për t’i dhënë më shumë ekipit Kombëtar. Të katërt e pranuan vendimin e trajnerit dhe janë në planet për Botërorin e Rusisë”.

Gashi: “Nuk u penalizua për rastin e humbur ndaj Zvicrës, por po të kishim një pikë më shumë në grup, ne sot do të ishim në Europian. Gashi ka thënë ‘ah bre nonë, do ta kishim kallur Shqipërinë po të kisha shënuar’.”

Sadiku: “Trajneri nuk bën kompromis, por sheh formën e futbollistit. Ai u mendua si më në formë nga sulmuesit e tjerë dhe fitoi vendin e titullarit. Vendin e titullarit e ka pasur Cikalleshi, ndërsa për momentin ia dha Sadikut”.

De biazi: “Do vazhdojë të qëndrojë se ka kontratë deri në përfundim të vitit 2017”.

Botërori: “Nuk i kemi shanset si spanja dhe italia, por duhet të provojmë. I kam frikë të gjitha skuadrat. Ne kemi pasur problem me ndeshjet e luajtura në Maqedoni. Por në Shqipëri i kemi respektuar. Uroj që të mos ketë probleme në këtë rast. Presidenti i Federatës së Futbollit Maqedonas është shprehur i shqetësuar, duke qenë se ata kanë përplasje edhe në kampionatin vendës mes Shkëndijës dhe Vardarit. E rëndësishme për ne është që të kemi rezultate sportive. Ndeshja e parë do të luhet në 5 tetor në Shkodër. Stadiumi do të jetë . Ndeshja finale e Superkupës së Shqipërisë në gusht do të bëhet kolaudimi i këtij stadiumi. Qemal Stafa do të jetë i gatshëm në 2018”.

FUTBOLL SHQIPERI SERBI - Tifozet Kuq e Zi, ne fillim te ndeshjes e futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Serbi, e vlefshme per eleminatoret e "Euro 2016" ne France, e luajtur ne stadiumin "Elbasan Arena", ne qytetin e Elbasanit. /r/n/r/nSOCCER ALBANIA VS SERBIA - Albanian fans, during the Euro 2016 qualifying round football match between Albania and Serbia, at the Elbasan Arena Stadium.

Emri i stadiumit: “Do të hidhet në tender, ose më sakt ankand për të vendosur emrin e stadiumit. Ne nuk jemi më të pasur se gjermanët, ndaj na duhet që ta bëjmë këtë gjë”.

Afrimet: “Rashica duhet të grumbullohet, Rei Manaj që luan te Interi, por edhe Bare që luan te Atletico Madrid. Kemi Çekiçin që luan me Lokomotivën e Zagrebit. Këta janë alternativa për të zëvendësuar lojtarët që kanë një moshë të madhe. Dionis Avdiaj ka dëshirë të luaj, por ende trajneri nuk e ka thirrur”.

Vëllezërit Ajeti: “I kemi ftuar të gjithë që të luajnë për Kombëtaren, por vëllai i vogël i Ajetit ende nuk ka pranuar”.

Januzaj: “Më vjen keq që një talent i madh mbeti jashtë përfaqësimit me ekipin e tij Kombëtar dhe jashtë Europianit. Nuk kam kontaktuar direkt me të”.

Kosova: “Unë e shoh ekip Kombëtar shqiptar dhe dua ta shikoj dhe në të ardhmen kështu. Të gjithë duhet të kontribuojnë për këtë ekip pavarësisht se jetojnë diku tjetër në trevat shqiptare. Gjithsesi kjo mbetet një alternativë. Më të mirët duhet të luajnë për Shqipërinë. Për mua Shqipëria të bashkohet me Kosovën dhe nesër të kemi një Kombëtare”.

Një ligë: "Mund të ketë një kampionat, por mund të jenë dy që të përfaqësohemi në ndeshjet europiane me 8 skuadra. Por mund të bëjmë dhe një kampionat mbarëkombëtar me skuadra të zgjedhura".

Fanella-kombetarjaNiveli: “Ne kemi ardhur në rritje që nga niveli i kampionatit tonë, përfaqësimi me skuadrat tona në europë. Por për ta mbajtur këtë trend rritjeje duhet përkushtim akoma më i madh. Ne nuk do të shkojmë deri kampion bote, por duhet të konkurrojmë çdo kundërshtar. Nuk duhet të shkojmë me emocionie në stadium dhe të mendojmë se do të pësojmë dhe do të humbasim, por vetëm që të fitojmë”.

Tradhëtarët: “Asnjëherë nuk kanë shprehur dëshirë që të luajnë me Shqipërinë. Përvecc Behramit, askush tjetër nuk është kontaktuar. Ai është kontaktuar nga Igli Tare kur luante te Lacio dhe pranoi. I dërguam dokumentat e nevojshme, por ai nuk i firmosi dhe nuk erdhi. Të tjerë lojtarë kanë luajtur me ekipet e moshave të Zvicrës nga 15 vjecc deri në ekipin e të mëdhenjve. Shkodran Mustafi ka luajtur me ekipet e moshave të Gjermanisë, por kur ka shkuar te Italia përpara se të shkonte në Botëror, ai ka kontaktuar me De biazin. Ai shkoi në Botëror dhe zgjodhi Gjermaninë. Po të mos shkonte në Botëror me Gjermaninë do të na zgjidhte ne”.

Dizajni i fanelës: “Fanelën e ka dizejnuar një studio e huaj. Në diskutimet që kemi pasur për dizajnin e saj kanë qenë shumë njerëz, mes tyre edhe kryeministri. Por dizajnin e ka bërë një studio e dedikuar. Kjo fanelë është vetëm për 2016. Për Eliminatoret e Botërorit do të ketë dizajn të ri. Kemi pasur shitje 1000-1500 bluze në vit. Por, në muajt e fundit kemi shitur 60-80 mijë bluza. Ka pasur shumë falsitete, jemi munduar ti eleminojmë, por ka qenë e pamundur”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga