Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Duhet të vrasësh emrin tim dhe nuk ke fuqi për ta bërë këtë", PLAS te Skënderbeu, Memelli pezullon lojtarin

Shkruar nga NEWSPORT
"Duhet të vrasësh emrin tim dhe nuk ke fuqi për ta

Trajneri Migen Memelli ka pezulluar Elvi Berishën te Skënderbeu. Anësori nuk është grumbulluar për sfidën e sotme me Laçin (13:45) dhe kjo ka ardhur për shkaqe disiplinore. Gjithçka ka zanafillë me një postim të sulmuesit, që nuk zgjati shumë në rrjet. Në një foto të tij, Berisha shkruante: "As ti dhe askush nuk mund të më ndalë. Para se ta bësh këtë, ti duhet të vrasësh emrin tim dhe nuk ke fuqi ta bësh. Forca Skënderbeu".

Këto fjalë nuk i kanë pëlqyer drejtuesve të klubit, me lojtarin që është pezulluar nga trajneri Memelli. Humbjet e fundit dhe mungesa e pikëve ka shkaktuar një rëndesë psikologjike te lojtarët korçarë, që veç pozicionit do duhet të vuajnë edhe pezullime. Duket se kjo gjë ka trazuar ujërat, me lojtarin që është shfajësuar se nuk e ka pasur statusin dhe fjalët për asnjë drejtues në klub.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga