Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Duhet të rrisim moralin e skuadrës", AHMATAJ: Skënderbeu ka afruar lojtarë të rinj, rezultatet s'kanë rëndësi

Shkruar nga NEWSPORT
"Duhet të rrisim moralin e skuadrës", AHMATAJ:

Trajneri I Skënderbeut, Julian Ahmataj ka folur pas ndeshjes miqësore që ekipi I tij fitoi ndaj Laçit (2-1). Ahmataj theksoi se loja e mirë dhe fitorja krijon besim dhe rrit moralin në skuadër, ndërsa në duelet miqësore rezultatet nuk kanë rëndësi. Trajneri I korçarëve tregon për besimin te lojtarët e rinj dhe kohën që duhet për t'u ambientuar me grupin.

"Jemi të ndërgjegjshëm që çdo lloj lojtari, por sidomos të rinjtë, duan kohën e përshtatjes fizike e taktike. Por edhe me ambientin ku po shkojnë e kjo do kohën e saj. Kemi pasur kohën e mjaftueshme prej ndalesës, por kemi marrë lojtarë të rinj në javën e fundit dhe duan kohë të ambientohen dhe të arrijnë në nivelin e pjesës tjetër të ekipit.

Besoj se kemi bërë një punë të mirë, besoj se do shihet te lojtarët dhe performanca në kampionat. Kampionati është tjetër histori, kemi parë gjërat që na interesojnë nga këto ndeshje miqësore, rezultati nuk ka rëndësi. As ndaj Laçit nuk kishte rëndësi rezultati, duhet thjesht për të ngritur moralin se skuadra është e re dhe ka nevojë për këtë lloj morali", tha Ahmataj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga