Kronometri i ndeshjes ndalet në 49 minuta e 31 sekonda. Alderveireld dhe Vermaelen i vënë “shkelim në fyt” sulmuesit të Irlandës, Long. Kjo ka nxitur të gjithë që të publikojnë foton e këtij momenti të ndeshjes, ku brenda zonës së 16-metërshit dy mbrojtësit e Belgjikës ndërhyjnë në mënyrë horror ndaj irlandezit. Por, për gjyqtarin turk, Cakir dhe ndihmësit e tij ka qenë vazhdim i lojës. Postimi në twitter bëhet nga asistenti i Mesut Ozil, i cili turk dhe luan për ngjyrat e Gjermanisë. Në këtë minutë takimi ishte 1-0 për belgët, por nëse jepej 11-metërsh, çdo gjë do të ndryshonte.