
Elbasani është skuadra më simpatike e këtij sezoni në Kategorinë e Parë. Ekipi i drejtuar nag Nevil Dede synon Superioren dhe tashmë ka nisur puna për të realizuar këtë objektiv.
Në 3 javët e para të kampionatit elbasanasit ia kanë dalë të sigurojnë 7 pikë, ndërsa bashkëkryesojmmë em Apoloninë dhe Bylisin. Pikërisht me fierakët do të jetë dueli i radhës, i cili do të luhet ditën e diel në “Elbasan Arena” duke nisur që nga ora 19:00.
Pavarësisht që kryesojnë tabelën e klasifikimit, jo gjithçka ka qenë në favorin e Dedes. Ky i fundit për fatin e tij të keq nuk e ka pasur skuadrën në asnjë ndeshje të plotë, ku kanë munguar lojtarë të rnëdësishëm për arsye dëmtimi apo pezullimi.
Edhe në duelin për kreun e klasifikimit me Apoloninë, mungesat janë prezente. Dede duhet të bëjë llogaritë pa Armando Ramin, i cili është i pezulluar me 2 ndeshje nga Disiplina. Ndërkohë do të mungojnë edhe Spartak Ajazi për arsye dëmtimi. Mungesa këto që në Elbasan shpresojnë të mos ndikojnë në rezultatin e sfidës ndaj fierakëve që do të vendosë edhe për liderin e Kategorisë së Parë.