Kombëtarja shqiptare do të presë në “Air Albania” ekipin e Moldavisë për të zhvilluar mes tyre edhe sifdën që është e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Kjo përballje do të luhet më 17 qershor duke nisur që nga ora 20:45. Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho do të synojnë 3 pikët në shtëpi. Një duel interesat për të cilin është mësuar se kush do të jetë edhe skuadra e arbitrave që do të vendosin drejtësi në “Air Albania”.
Sektori i Gjykimit pranë FIFA-s e ka vendosur si kryesorë një “bilbil” holandez, Deniss Higler. Ky i fundit do të ndihmohet nga bashkëkombasit e tij, Joost van Zuilen dhe Roy de Nas. Ndërkohë arbitër i 4-të do të jetë Ingmar Oostrom. Higler ka gjykuar këtë sezon në Europa League sfidën Salzburg - Roma.
Kujtojmë se kombëtarja shqiptare bën pjesë në grupin E bashkë me Poloninë, republikën Çeke, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.
[caption id="attachment_696645" align="alignnone" width="300"] Foto e arbitrave te sfides mes Shqiperise dhe Moldaise[/caption]