Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Nations League/ Përballja me Kroacinë, ndryshime në listën e Kombëtares së vajzave

Shkruar nga NEWSPORT
Nations League/ Përballja me Kroacinë, ndryshime në listën e
Shqiperia e vajzave

Kombëtarja e vajzave do të luajë të premten ndeshjen ndaj Kroacisë, e vlefshme për UEFA Nations League.

Vajzat, nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, kanë nisur që të hënën përgatitjet në Shkodër, pasi ky takim do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 16:00.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka një ndryshim në listën e Kombëtares së vajzave. Është larguar nga grumbullimi Mesuare Begallo për arsye dëmtimi dhe trajneri Grima ka thërritur futbollisten Aidena Mustafën.

Vajzat nesër do të mbyllin zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen ndaj Kroacisë. Takimi Shqipëri – Kroaci do të luhet të premten, në orën 16:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. Hyrja për këtë takim është falas dhe të gjithë tifozët mund të vijnë të mbështesin vajzat në këtë takim shumë të rëndësishëm në Ligën B të UEFA Nations League.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga