
Takimi tjetër i ditës së sotme në Abissnet Superiore është dueli i Ballshit mes Bylisit dhe Kastriotit, i vlefshëm për javën e 19-të dhe nis në orën 13:00.
Kjo përballje është edhe një duel për mbijetesën, pasi të dyja skuadrat renditen në zonën e ftohtë në tabelën e klasifikimit, ku vetëm 1 pikë i ndaj mes tyre. Në këto kushte në “Adush Muça” pritet të zhvillohet një “luftë” e fortë mes mallakastriotëve dhe krutanëve.
Naxhi Shensoi debutoi me fitore në stolin e Bylis, pasi mposhti Vllazninë, ndërsa tekniku edhe ditën e sotme do të synojë vazhdimësinë te ballshiotët. Nga rahu tjetër Ardian Mema nuk arrin të fitojë prej 3 javësh dhe në “Adush Muça” kërkohet reagim nga djemtë e tij.
Formacionet zyrtare:
Bylis: Teqja, Trumçi, Zguro, Esquerdinha, Felipe Souza, Damçevski, Loran, Janku, Qardaku, Kaçorri, Maçolli. Trajner: Naxhi Shensoi
Kastrioti: Sali, Kodra, Stojanovic, A.Selmani, Rami, Karakaçi, Hasani, Greca, S.Selmani, Mehmeti, Zogaj. Trajner: Ardian Mema