
“Abissnet Superiore” ditën e djeshme ngriti siparin e sezonit të ri, teksa Skënderbeu fitoi 1-0 naj Egnatias dhe Vllaznia triumfoi 3-1 ndaj Kukësit. Dy sfida emocionuese që dhuruan spektakël.Të tilla priten të jenë edhe dy takimet e ditës së sotme.
4 skuadra do të zbresin në fushë për të kërkaur 3 pikët e javës së parë. Gjithçka do të startojë me sfidën e Laçit, ku Laci pret Erzenin në orën 17:00. Të besuarit e Stavri Nicës duan ta nisin me fitore në shtëpi sezonin e ri, ndërsa nga krahu tjetër djemtë e Alfred Deliallisit tentojnë suprizën.
Në orën 20:00 në “Elbasan Arena” do të luhet derbi i parë i këtij sezonit. Dinamo do të presë Tiranën në një sfidë që premton të jetë e luftuar dhe emocionet të mbërthejnë tifozët. Blutë vijnë pas një revolucioni në skuadër, ku kanë ndryshuar logo dhe emër, ndërsa Di Biagio dëshiron vetëm fitoren. Nga krahu tjetër Orges Shehi është më i motivuar se kurrë për një ndeshje të madhe, pasi pret që blerjet e merkatos së verës të bëjnë diferencën.
Ndeshjet e ditës:
17:00 Laçi - Erzeni
20:00 Dinamo - Tirana