Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dueli Eriksen-Ozil, goditja e mrekullueshme e danezit trazon rrjetet sociale

Shkruar nga NEWSPORT
Dueli Eriksen-Ozil, goditja e mrekullueshme e danezit trazon rrjetet sociale

Supergoli i shënuar sot nga mesfushori danez i Tottenhamit Christian Eriksen ka fituar vendin si njërin prej golave më të bukur të këtij kampionati botëror. Menjëherë pas përfundimit të takimit Danimarkë-Australi 1-1, në rrjetet sociale ka nisur debati se kush është lojtar më i mirë midis Eriksen dhe mesfushorit gjerman të Arsenalit Mesut Ozil.

Ky i fundit ka marrë pafund sulme dhe kritika për performancën dembele dhe të pamotivuar kundër Meksikës, kurse organizatori danez e ka lënë në hije turko-gjermanin me golin e sotëm. Në rrjetet sociale fansat kanë zgjedhur Eriksenin kundër Ozilit duke e quajtur këtë të fundit lojtar të mbivlerësuar. Ish-futbollisti i Ajaxit Erikssen ka zgjuar interesimin e klubeve gjigande si Real Madrid dhe Barcelona, por blerja e një futbollisti të kalibrit të tij nuk do të kushtojë pak.

Tags:

RUSI 2018

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga