Jo vetëm Superiorja edhe Kategoria e Parë ditën e sotme do të luajë dy ndeshjet e fundit të javës së 15-të. Dy takime mjaft interesante dhe të luftuara janë në program të luhen në të njëjtën orë 12:30.
Apolonia do të presë Elbasanin në një sfidë direkte për vendin e dytë në tabelën e klasifikimit. Fierakët aktualisht mbajnë vendin e 4-të me 26 pikë, teksa me 3 pikë më shumë renditet skuadra e Nevil Dedes në vendin e dytë.
“Dhëmb për dhëmb” do të luftohet edhe mes Vorës dhe Flamurtarit. Vendasit do të tentojnë triumfin në shtëpi për të mbajtur hapin e ekipeve të kreut, teksa vlonjatët do të kërkojnë vetëm 3 pikët për të shpresuar te ndalesa e rivalëvë dhe për të marrë vendin e dytë në kalsifikim. Duele të luftuara që premtojnë spektakël të cilat zgjojnë edhe interesin e tifozëve.