Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Duele interesante në Kukës dhe Durrës, skuadrat vendase duan pikët e mbijetesës (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Duele interesante në Kukës dhe Durrës, skuadrat vendase duan

Ditën e sotme do të luhen edhe dy sfidat e fundit të javës së 17-të të “Abissnet Superiore”, takime që do të zhvillohen në dy orare të ndryshme.

Gjithçka do të nisë me përballjen mes Kukësit dhe Erzenit në “Kukës Arena” duke nisur që nga ora 13:00. Një duel mjaft i rëndësishëm për verilindorët, të cilët gjenden në vendin e fundit dhe sot ndaj shijakasve do të kërkojnë pikët e mbijetesës. Nga krahu tjetër miqtë synojnë të rikthehen te fitoja që iu mungon prej 4 javësh, për të mos komplikuar më tepër situatën në tabelën e klasifikimit.

Takimi i cili do të ulë siparin e kësaj javë do të jetë sfida mes Teutës dhe Egnatias që do të luhet në “Niko Dovana” duke nisur që nga ora 16:00. Për durrsakët është mjë sfidë e një rëndësie të veçantë të cilët kërkojnë që të vazhdojnë serinë e fitoreve në kampionat në mënyrë që të largohen sa më shumë nga zona e ftohtë. Përballë djemve të detit ndodhen rrogozhinasit e Shpëtim Duros, të cilët renditen në vendet e para në klasifikim dhe këtë sezon po bëjnë mjaft mirë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga