Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Duel rivalësh, hapet sot java e 10-të e Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
Duel rivalësh, hapet sot java e 10-të e Superligës

Kategoria Superiore do nisë sot fazën e dytë. Për javën e 10-të të sezonit, Partizani dhe Teuta do përballen në “Elbasan Arena” duke nisur nga 16:45. Për shkak të mungesës së terreneve sportive në kryeqytet, dueli është zhvendosur në Elbasan.

Të dyja skuadrat vijnë nga barazimet, me tri pikët që janë oksigjen, sidomos për Demat e Ilir Dajës. Barazimi me Laçin në shtëpi nuk ka lënë shije të mirë, ndërsa edhe durrsakët u ndalën 2-2 nga Skënderbeu, po në “shtëpi”.

Me nëntë pikë në po kaq javë për vendin e tetë, Partizani do duhet të gjejë golin dhe të mbrojë portën, nëse do të dalë nga zona e kuqe. Nga ana tjetër, të besuarit e Edi Martinit kanë 13 pikë për vendin e katërt, pas 9 javësh kampionat. Në këtë duel vendos drejtësi Kreshnik Bajramaj ndërsa në VAR do jetë Kreshnik Cjapi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga