
Dinamo udhëton në Fier ku do të sfidojë Apoloninë në Loni Papuçiu në orën 12:30 për javën e 6 të Kategorisë së Parë. Blutë pas fitores bindëse me Besëlidhjen do të synojnë 3 pikët e rradhës ndaj fierakëve për të vazhduar kryesimin e vetme. Apolonia kërkon të njëjtin rezultat pasi barazimi me Tërbunin i la pak shije të hidhur fierakëve. Dy trajnerët kanë përzgjedhur titullarët e sfidës.
Formacionet Zyrtare:
APOLONIA (4-3-3): Harizaj; Kurti, Nbuduisi, Repaj, Asllanaj; Orelesi, Shanaj, Rakipaj; Topi, Antoni, Gjata. Trajner: Maringlen Kule.
DINAMO (4-4-2): Simoni; Fetaj, Dikson, Mija, Allmuça; Daja, Ymeri, Danaj, Diogo Da Silva; Denison, Taulant Marku. Trajner: Nevil Dede.
Poll