
Sot, Kukësi do të presë në "Elbasan Arena" Bylisin, ndeshje e vlefshme për javën e 13-të të Superiores. Për këtë takim dy trajnerët kanë kryer përgatitjet e nevojshme, ku kanë arritur të pikasin edhe lojtarët që do ta nisin nga minuta e parë.
Edhe pse nuk është zyrtare, gjasat janë që Shpëtim Duro të zbresë në fushë me një skemë 4-3-3. Ndërsa mallakastriotët e teknikut Dovedan do të përgjigjen me modulin 4-1-4-1. Sfida është programuar të luhet në orën 13:30 dhe më poshtë njihuni me formacionet e mundshme.
KUKËSI: Xhika, Maliqi - Teqja - Obanor - Musta, Rroca - Musolli - Limaj, Abazaj - Ethemi, Shkurtaj
BYLIS: Hidi, Hadroi - Goxha - Janku - Peposhi, Turabov, Ntepe - Bajramaj - Mëllugja - Murataj, Guindo