
Mes tensionesh dhe polemikash,Tirana preu një biletë për në raundin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë.
Bardheblutë e humbën takimin e dytë, 1-0 ndaj Flamurtarit, por kaluan më tej falë fitores 2-0 në takimin e parë. Gjithsesi, tashmë ai duel i së mërkurës është harruar te 24 herë kampionët e vendit, që këtë javë në kampionat kanë një duel vërtetë të flaktë.
Vetëm pak kilometra larg qëndres së Tiranës, të besuarit e Ardian Memës do të sfidojë nënkampionët e vendit, Kukësin, në një duel që premton vërtetë spektakël. Për ta bërë akoma më të bukur këtë 90 minutësh kanë menduar edhe dy futbollist me eksperiencë te Tirana.
Dorian Kërçiku dhe Edon Hasani kanë lënë pas dëmtimet dhe janë bashkuar me skuadrën në stërvitjen e djeshme. Lajme mjaft të mira këto për Memën, që me Kërçikun e Hasanin do të shtonte akoma më shumë cilësitë dhe rivalitetin në ekip.
Megjithatë, aktivizimi i tyre ndaj Kukësit mbetet ende në dyshim, edhe pse Tirana e ka këtij sezoni ka nevojë për cilësitë e dyshes.