Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Drejtuesit e LUFTËTARIT bëjnë "prapa-kthehu", përforcohet ekipi bluzi

Shkruar nga NEWSPORT
Drejtuesit e LUFTËTARIT bëjnë "prapa-kthehu",

Realdo Fili dhe trajneri Jorgos Marantas kanë bërë "paqe". Pas shumë javësh jashtë skuadrës, trajneri grek së bashku me drejtuesit e Luftëtarit kanë rikthyer në stërvitje sulmuesin e njohur. 23-vjeçari është gati të japë kontributin e tij për ekipin bluzi.

Luftëtari nuk ndodhet aspak në pozita komode dhe tashmë pritet që sulmuesi fierak së bashku me kapitenin "Rapo" të marrin "për dore" skuadrën. Kujtojmë që Fili u përplas me tifozët gjirokastritë për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës. Pas kësaj ngjarje, drejtuesit së bashku me trajnerin vendosën të dënonin futbollistin duke e çuar në ekipin e dytë.

Pavarësisht cilësive dhe formës që po kalonte lojtari, vendimi ishte unanim nga bordi drejtues. Së fundmi, ka tym të bardhë nga "oxhaku" i Luftëtarit, pasi Realdo Fili është kthyer në stërvitje dhe pritet të përfshihet në formacion nga trajneri grek.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga