Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Drejtuesit e FSHF-së udhëtojnë personalisht, një tjetër supertalent pritet të vishet kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT

Talenti 16 vjeçar i Shkëndijës, Dashmir Elezi është në optikën e Federatës Shqiptare të Futbollit. Paraqitjet e tij me tetovarët dhe besimi që Ernest Gjoka I kanë dhënë këtë edicion, kanë tërhequr vëmendjen e disa skuadrave. Në lidhje me djaloshin FSHF është duke punuar për ta afruar me skuadrën Kombëtare kuqezi.

Elezi për momentin bën pjesë te moshat U-17 të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në ndeshjen e sotme ndaj Makedonia GP në Gorce kanë udhëtuar dy përfaqësues të FSHF si dhe një anëtar i Teutës për të folur në lidhje me idenë që djaloshi të vishet kuqezi.

Nuk përjashtohet mundësia që klubi durrsak ta bëjë për vete lojtarin, duke I ofruar një kontratë. Përfaqëesuesit nga Shqipëria do takojnë lojtarin dhe familjen e tij për t'i parashtuar projektin e Kombëtares kuqezi.

Edhe pse ende nuk I ka mbushur 17 vjeç, trajneri Gjoka I ka dhënë mundësinë Elezit të luajë disa ndeshje te kampionët e Shkëndijës, teksa ka shënuar edhe katër gola duke u bërë lojtari më I ri në historinë e kampionatit maqedon që gjen rrugën e rrjetës. Më herët mediet në Maqedoninë e Veriut kanë raportuar se Galatasaray dhe Fenerbahce kanë kërkuar informacion për lojtarin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga