Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Drejtuesi i Tiranës nuk fshihet, zbulon "ARMIKUN" e bardhebluve

Shkruar nga NEWSPORT
Drejtuesi i Tiranës nuk fshihet, zbulon "ARMIKUN" e bardhebluve

Zëvendës trajneri i Tiranës, Erion Xhafa u shpreh se skuadra ka kaluar në eufori, diçka që i penalizoi ndaj Luftëtarit. I ftuar në "Sport News Plus" në "News 24", Xhafa tha:

"Nuk bëhen krahasime me të kaluarën se çdo ndeshje ka specifikën e vet. Me Kukësin nuk ishim ne favorite por fituam ne, me Luftëtarin ishim ne. Por jemi aty-aty me pikë dhe hyn te rivalët direkt.

"Këtë javë jemi marrë me lojtarët që duhej të ishim të kujdesshëm, jashtë fushës së vet Luftëtari bëhet më i rrezikshëm, ka një mënyrë loje të shpejtë që të hap probleme dhe na e hapi sot.

"Ndeshjet nuk janë njësoj, edhe lodhja ka bërë të vetën, vijmë nga një periudhë ku lodhja bën të vetën. Lojtarët kanë harxhuar energji, kjo ndeshje ka vështirësi jo në anën fizike, por psikologjike. Erdhën shumë rezultate pozitive dhe kjo na çoi në euforinë që ia kishim frikën dhe mendojmë se ndikoi pak në këtë ndeshje". tha mes të tjerash Xhafa.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga