
Drejtori i Përgjithshëm i Milanit, Giorgio Furlani , ishte i pranishëm në Pragë ku kuqezinjtë u ndeshën me Slavian. Furlani përfundoi në qendër të vëmendjes pas hetimit nga Prokuroria e Milanos lidhje me kalimin e pronësisë së klubit nga Elliott te RedBird. Ai dha një deklaratë të shkurtër për gazetarët e pranishëm.
Si po shkon Ibrahimovic në rolin e tij si menaxher?
"Zlatan dhe unë punojmë si pjesë e një grupi pune. Jemi në harmoni të plotë, ai sjell shumë kompetencë. Ai ka qenë kampion në fushë dhe do të jetë kampion jashtë fushës. Jam me fat që mund të punoj me të”.
Furlani foli më pas edhe për momentin e Milanit.
“Është një moment i mirë për ekipin, po rikthejmë lojtarët që kanë disa muaj jashtë fushës. Mund të konkurrojmë për pjesën tjetër të kampionatit dhe gjithashtu për Europa League që ne nuk kemi pasur kurrë. Ne duam të bëjmë më të mirën."