Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Drejtonte Dinamon 10 vite më parë, trajneri argjentinas futet në terapi intensive, rezultoi pozitiv ndaj COVID 19

Shkruar nga NEWSPORT
Drejtonte Dinamon 10 vite më parë, trajneri argjentinas futet në

Coronavirusi ka paralizuar gjithë botën, ndërsa numri i të infektuarve me këtë virus ka shkuar mbi 1 milion. Së fundmi ështe prekur nga “COVID 19” edhe Luis Manuel Blanco, i cili gjendet në terapi intensive.

Ish-trajneri i Dinamos është në gjendje të stabilizuar ndërsa për mediet argjentinase është shprehur se do ta kalojë dhe këtë sprovë. I bindur se do t’ia dalë, Blanco ka thënë: “Tani për tani gjendem në spital. Kam rezultuar pozitiv me Coronavirus dhe po luftoj për ta mposhtur. Me siguri do t’ia dal”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë që 66-vjeçari ishte në krye të pankinës dinamovite në sezonin 2010-2011. I emëruar në merkaton e verës së atij viti, Blanco qëndroi deri në përfundim të gjysmës së parë të edicionit si trajner i Dinamos. Në 16 javë, arriti të koleksiononte 7 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga