Futbollisti i Kastriotit, Enes Isufi ka mbyllur sezonin pa luajtur asnjë ndeshje me krutanët. Dëmtimi i rëndë në ligamentin e gjurit ka bërë që 21 vjeçari shkodran mos japë kontributin e tij për skuadrën e drejtuar nga Ndreu.
Një lëndim e mbajti jashtë qendërmbrojtësin disa javë, teksa gjithçka u duk se kaloi. Një tjetër lëndim, i njëjtë me atë të shokut të skuadrës Joan Çela, ka bërë që futbollisti i moshave kuqezi t’i nënshtrohet operacionit.
Afo 6 muaj parashikohet rikuperimi nga dëmtimi, teksa Isufi nuk do mundë të japë kontributin e tij. Kujtojmë se 21 vjeçari është produkt i Vllaznisë, teksa u bashkua me krutanët në verë nga Tomori. Gjithashtu mbrojtësi ka qenë pjesë e ekipit A të Vllaznisë dhe Luftëtarit.
