
Juventus po tregohet shumë aktiv në këtë merkato vere. Emri më i lakuar për momentin është ai i mesfushorit të Bayern Munchen, Douglas Costa.
Mbërritja e mundshme e Alexis Sanchez në Mynih, do t'i hapte rrugë kalimit të Costa-s te Juventus.
Barcelona gjithashtu interesohet për brazilianin e Bayern Munchen, por Juventus ka një avantazh, pasi presidenti Andrea Agnelli ka raporte të mira me zv.presidentin e Bayern Munchen, Karl Heinz Rummenigge.
"Corriere dello Sport" raporton se ditën e sotme ka pasur një takim mes Drejtorit Sportiv të Juventusit, Marotta dhe agjentit të Douglas Costa-s, ndërsa ende nuk është gjetur akordi financiar me klubin e Bayern Munchen.
Gjithsesi, Costa ka dëshirë të kalojë te Juventus dhe një gjë e tillë është një tjetër avantazh për kampionët e Serisë A.