
Xhardan Shaqiri ishte lojtari i ndeshjes në Zvicër-Turqi e mbyllur me rezultatin 3-1. Sulmuesi shqiptar shënoi dy gola në sfidën e fundit të Grupit A në EURO 2020 dhe mban gjallë shpresat e Zvicrës për të kaluar më tej. Në fund të ndeshjes pasi mori edhe çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes, Shaqiri foli në konferencën për shtyp duke zbuluar se goli i parë ishte mjaft i veçantë për të.
"Bëmë gjërat e duhura ndaj një ekipi mjaft të fortë. Tani duhet të presim dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Duhej të fitonim sot dhe bëmë një ndeshje të mirë. Kishte edhe dy raste të tjerë që i humbëm sepse mund të kishim shënuar më shumë. Ishte ndeshje shumë e rëndësishme. Jemi të kënaqur me rezultatin. Goli i parë ishte i veçantë, me këmbën time të djathtë, më të dobtën. Sigurisht u lumturova te të dyja golat. Jam i lumtur me paraqitjen time dhe shumë i lumtur që isha në gjendje të ndihmoja ekipin", u shpreh Shaqiri.