
Në “Kukës Arena” duke nisur që nga ora 13:00 do të luhet përballja mes Kukësit dhe Vllaznisë, i vlefshëm për javën e 11-të të kampionatit shqiptarë.
Enkeleid Dobi do të kërkojë kthesën në shtëpi, ndërsa kërkohet edhe reagim për humbjet e javëve të fundit, me ekipin që kërkon edhe mbështetjen e tifozëve në shkallët e stadiumit.
Mirel Josa nga krahu tjetër ka shuar çdo dyshim sa i takon formacioniet me të cilin do të sfidojë verilindorët, për të bërë të mundur edhe fitoren që mund të thotë vendi i 3-të në renditje në rast se Egnatia mposhtet nga Tirana.
Formacionet zyrtare:
Kukësi: Tafas, Ilieski, Ferreira, Ebert, Meksi, Gj. Taipi, Abdou, Haxhiu, Basha, Giasi, Daci. Trajner: Enkeleid Dobi
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Juric, Bulatovic, Hakaj, Boshnjaku, Alivoda, Jonuzi, Mala, Aralica, Marku. Trajner: Mirel Josa