Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Do të luajmë ndeshje miqësore sot”, E konfirmon trajneri Novi: Gjyqtarët na kanë refuzuar, lojtarët mezi presim kampionatin

Shkruar nga NEWSPORT
“Do të luajmë ndeshje miqësore sot”, E konfirmon

Luftëtari ka zbritur në fushë në këto momente për të zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Këlcyrës. Një gjë të tillë e zbulon Neritan Novi në një lidhje me “Fan Zone”, që konfirmon se në këto momente do të luajnë një takim miqësor.

“Lojtarët kanë dalë në fushë për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Këlcyrën dhe jemi në zonë të gjelbër. Kemi kryer tampona dhe jem në rregull, e për këtë arsye duhet të përgatitemi për kampionatin.

Ndeshja miqësore është pa gjyqtarë, edhe pse i kemi kërkuar na kanë refuzuar pasi duan të respektojnë rregullat. Lojtarët mezi e kanë pritur këtë ndeshje pasi kanë dy muaj pushime. Kanë marrë ngarkesë gjatë kësaj kohe dhe po presin me padurim për të zbritur në fushë”.

Poll

Lexo gjithashtu