
Adolfo Sormani ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes mes Tiranës dhe Partizanit që do të luhet nesër në orën 19:00. Trajneri i të kuqve, para gazetarëve u duk i qetë, ndërsa vuri theksin se përgatitja psikologjike është më e rëndësishmja për këtë takim.
Italiani nuk kërkon të krijojë polemika, ndërsa kur pyetet për futbollistët apo rikthimin e Esat Malës, shmanget duke deklaruar se klubi ka politikat e veta. Nuk jep detaje për një ndeshje të tillë, por tregon se në fushë do të jënë lojtarët më të mirë.
- Derbi i dytë nën
drejtimin tuaj. Në "Elbasan Arena" keni barazuar 0-0 vite më parë kur drejtonit
Partizanin. Si e shihni këtë ndeshje?
Unë këtë ndeshje e shoh si një sfidë mes dy skuadrave që luftojnë për
titullin kampion. Kjo për mua është shumë e rëndësishme. Unë këtë ia kam
transmetuar edhe lojtarëve nga fillimi i javës. Është një ndeshje speciale për
tifozët, për ambientin dhe gjithë. Po për mua mbetet një ndeshje për t'u
fituar.
- Nga çfarë i druheni
Tiranës?
Respekt për të gjithë kam gjithmonë, por frikë nuk kam absolutisht. Punojmë
fort dhe me entuziazëm gjatë kësaj jave dhe do të japin gjithçka në fushën e
lojës. Gjithmonë për të fituar këtë takim dhe për të dhënë gjithçka.
- Presioni?
Nuk kam asnjë presion, thjesht unë dua që të fitojmë këtë ndeshje. Duket
shumë e thjeshtë kjo frazë, por ne duam të fitojmë këtë ndeshje.
- Trajneri që do
ngjyrosë qytetin të kuq?
Unë dua të fitojë këtë ndeshje për të qënë aty për titullin. Skuadra është
gati që të bëjë më të mirën dhe të fitojë ndeshjen.Po për mua s'është një derbi, është një ndeshje e radhës për të
marrë maksimumin e pikëve për luftën për titull. Unë e kam deklaruar që derbi është
një mundësi për të reduktuar diferencën e pikëve me Tiranën në luftën për
kreun.
- Formacioni?
Nëse doni të dini formacionin, normalisht s'do ua tregoj. Trashi do të jetë
një mungesë e sigurtë, një mungesë shumë e rëndësishme duke ditur që nga
momenti që kam mbërritur këtu, ai është përmirësuar jashtëzakonisht shumë. Është
një nga lojtarët, mbrojtësat më të mirë të rajonit të Ballkanit. Sigurisht që më
vjen keq sepse ai mezi e priste të ishte në fushën e lojës në këtë ndeshje kaq të
rëndësishme. Trashi na ka kërkuar ta fitojmë këtë ndeshje dhe ne do të bëjmë
gjithçka për ta mbajtur fjalën. Ia kemi premtuar dhe do i dhurojmë një kënaqësi
të tillë.
- Lojtarëve të tjerë
ua ka kërkuar diçka të tillë?
Jo, jo jam unë ai që i kërkoj lojtarëve. Djemtë janë shumë mirë. Janë të
qetë. Janë të përqëndruar për takimin. Mendoj dhe jam i bindur që do të bëjë
mirë.
- Mala do të jetë në derbi, është në planet tuaja?
Sigurisht që duke marrë parasysh që Mala prej 4 dhjetorit nuk ka ndeshje zyrtare, sigurisht që do të jetë e vështirë të jetë në formacion. Por duke parë edhe formën fizike të tij, është një lojtar shumë potent, mjaft pozitive ka qenë edhe mikpritja që i ka bërë skuadra në seancën stërvitore. E kuptoj qartë që ka qenë një impakt mjaft i madh, ka një stimul. Mendoj që është shumë e rëndësishme që një i familjes rikthehet dhe bashkohet sërish në familje. Dhe për cilësitë që ka ky lojtar është shumë e rëndësishme për ne, ta kemi në gjirin tonë.
- I trembeni ndonjë lojtari të Tiranës?
Tirana ka mjaft lojtarë cilësorë, por unë mund të flas vetëm për lojtarë që unë i kam stërvitur vetë si Torasa dhe Batha. I njoh mjaft mirë jo vetëm si futbollistë, por edhe si njerëz. Kam shumë respekt për ta. Nesër do i kemi kundërshtarë dhe ashtu siç e deklaroi edhe drejtori që të mendojmë se do të jetë një stadium i mbushur me mjaft spektatorë. Do të jetë një ndeshje spektakli. /Newsport.al/