Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Kapiteni i Tiranës i drejtohet mesfushorit të Skënderbeut: O shtremaluq nesër do të gris...

Shkruar nga NEWSPORT
Kapiteni i Tiranës i drejtohet mesfushorit të Skënderbeut: O

Ethet e supersfidës të së dielës duket se kanë përfshirë edhe lojtarët në kampet respektive, të Skënderbeut dhe Tiranës. Mesfushori Sabjen Lilaj ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram teksa shfaqet me Kristi Vangjelin dhe Xhefri Bushin. Menjëherë në këtë foto të tij ka komentuar kapiteni i Tiranës, Erando Karabeci ku i thotë:

"Maji dhe nesër kur tlush ne ndeshje kto syzet se qekan perl fare dhe tshkokan shum".

Kundërpërgjigja e Lilajt ishte: "@erandokarabeci shif mer tharsen e flokve neser ne fushe se mos te prishet ky super modeli qe ke bere".

Ndërsa kapiteni bardheblu i thotë: " Burrat nuk perdorin tharse o shtremaluq, do ta gris vetllen nesër".

Sigurisht gjithçka është në formën e batutave, pasi të dy lojtarët kanë një miqësi të mirë ndërmjet tyre që ka lindur para shumë viteve, kur të dy ishin pjesë e Tiranës. Kujtojmë që Tirana do të ndeshet nesër me Skënderbeun në orën 17:00 në stadiumin "Selman Stërmasi".

[gallery columns="1" size="full" ids="45294"]

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu