
Sylvinho do të debutojë zyrtarisht në stolin e kombëtares shqiptare në Varshavë në duelin kundër Polonisë. Kjo sfidë do të luhet më 27 mars dhe është ndeshja e parë eliminatore për Euro 2024.
Rikthime dhe risi pati në listën e parë të publikuar nga trajneri brazilian, ku flamurin e Superiores e mban lart Andri Hadroj. Kujtojmë se kombëtarja ka edhe mungesa të lojtarëve të rëndësishëm për shkak dëmtimesh, si Ismajli, Broja apo Gjimshiti.
Por pavarësisht gjithçkaje në stërvitjet që skuadra do të zhvillojë Sylvinho do të shikojë nga afër çdo element të marrë në kombëtare për të vendosur më pas edhe për lojtarët titullarë me të cilët do të zbresë në fushën e lojës.
Me lojtarët që aktualisht Sylvinho ka në dispozicion dhe që kanë minuta në këmbët e tyre, formacioni i kuqezinjve mund të ishte kështu:
Formacioni i mundshëm: Berisha, Balliu, Kumbulla, Veseli, Hysaj, Abrashi, Asllani, Asani, Bajrami, Uzuni dhe Cikalleshi