Tifozët e Bylis kanë marrë një lajm shokues në orët e para të mëngjesit të sotëm.Eri Lamcja nuk do të jetë pjesë e ekipit në sezonin e ri që pritet të nis.
Sulmuesi është larguar me konsensus nga klubi ballshiot, duke preferuar të qëndrojë sa më pranë familjes. Lajmi për largimin e tij është njoftuar në faqen zyrtare të klubit, që këtë sezon garon në Superligën Shqiptare.
"Eri Lamcja nuk do te jete me pjese e skuadres sone ndonese ka pasur edhe nje vit kontrate. "Kalova shume mire ne Ballsh dhe arritem rekorde, Bylisi do te jete "hirushja" e Superiores. Do rri afer familjes,Ballshi ka qene nje nga eksperiencat me te bukura, me kane respektuar shume dhe iu uroj suksese grupit te lojtareve, shumica talente qe do lene gjurme ne Superiore. Me respekt Eri Lamcja"!"-shkruhet në njoftimin e klubit.
