Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ditë e trishtë për sportin shqiptar, ndahet nga jeta legjenda e boksit

Shkruar nga NEWSPORT
Ditë e trishtë për sportin shqiptar, ndahet nga jeta legjenda e

Legjenda e boksit shqiptar nuk jeton më. Ahmet Golemi ka mbyllur sytë sot në moshën 84 vjeçare. I lindur në 5 qershor 1936, Ahmet Golemi ka pasur një karrierë të pandarë nga ndeshjet në ring apo nga letërsia.

Golemi ka qenë kampion i boksit shqiptar, shkrimtar, gazetar dhe komentator sportiv. Mban 9 tituj në karrierën e tij, pesë herë kampion i vendit dhe katër herë nënkampion. "Mjeshtër Sporti", "Mjeshtër i Merituar i Sportit", "Nderi i Sportit Shqiptar", "Mjeshtër i Madh". Një nga 5 më të mëdhenjtë e boksit shqiptar.

E nisi boksin te Shtëpia e Pionierit. Trajneri Ali Kastrati i veshi për herë të parë dorezat e boksit. Në vitin 1951, në Elbasan u shpall kampion kombëtar për të rinjtë. "Pesha e mizës", 48 - 51 kg.

Ahmet Golemi ishte nga ata që u ndëshkua dhe u burgos ndër të tjera, sepse festoi një nga fitoret legjendare të Cassius Clay, atë kundër George Foreman në 1974, në Kinshasa të Kongos. Ai u ndëshkua me burg edhe sepse bleu një tortë 250-lekëshe për të festuar këtë fitore.

Lajmin e trishtë e jep vetë djali i Ahmet Golemit. "Miq dhe dashamrës! Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen se sot u nda nga jeta babi im, Ahmet Golemi", shkruan ai.

Newsport.al përcjell ngushëllime për familjarët dhe miqtë!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga