Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Disiplina nuk kursen Vllazninë dhe Tiranën, gjoba dhe pezullime me "bollëk" edhe për kategoritë e tjera

Shkruar nga NEWSPORT
Disiplina nuk kursen Vllazninë dhe Tiranën, gjoba dhe pezullime me
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ditën e sotme ka bërë publike edhe vendimet saa i takon javësh që kaloi. Vllaznia dhe Tirana janë gjobitur për shkak të sjelles së gabuar të tifozëve në duelin mes tyre të zhvilluar në “Kukës Arena”. Gjithashtu gjoba ka edhe për ekipet e Kategorisë së Parë dhe zyrtarët e saj, ndërsa pezullimet janë me “bollëk” për disa nga lojtarët që luajnë në Kategorinë e Dytë . Gjithashtu ka pezullime edhe për lojtarët të grupmoshës U-17.
"1.KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
3. Zyrtari i KF Vora, Bazjon Tragaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
4. KF Vora, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
5. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
6. Lojtari i KF Skënderbeu U-17, Kristian Agolli, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
7. Lojtari i FK Apolonia U-17, Etem Xhemali, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
8. Lojtari i FK Apolonia U-17, Luisan Resuli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
9. Lojtari i FK Shënkolli, Ded Bushi, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
10. Zyrtari i KF Tërbuni, Altin Xhahysa, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
11. Lojtari i KF Murlani, Meldin Tafa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
12. Lojtari i Labëria FC, Shaqir Haruni, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
13. Lojtari i KF Këlcyra, Pandi Teka, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
14. KF Delvina, për sjellje ofenduese të spektatorëve duke fyer zyrtarët e ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 13 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
15. FC Lushnja Femra, për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes, në bazë të nenit 17/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.
16. FK Apolonia U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë Superiore U-21, kundër FK Partizani U-21, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit", thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga