Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Disiplina mban në "ajër" Tiranën, tifozët bardheblu në ankth për derbin

Shkruar nga NEWSPORT
Disiplina mban në "ajër" Tiranën, tifozët

Klubi i Tiranës pritet të jetë subjekt i Komisionit të Disiplinës pas ndeshjes së bardhebluve kundër Luftëtarit që u mbyll me rezultatin 1-1. Ajo sfidë pati shumë kontestime, ku munguan as shishet e hedhura të tifozëve në drejtim të gjyqtarit anësor. Kësisoj, 24-herë kampionët e vendit po presin vendimin e organit të drejtësisë sportive.

Sikurse klubi bardheblu të gjithë janë të interesuar për të mësuar nëse do të ketë një dënim që mund të penalizojë mbëshetësit në shkallët e stadiumit.

Për analogji, disa sezone më parë, Disiplina mbylli dyert e stadiumit "Qemal Stafa" në derbi për shkak sjelljes së gabuar të tifozëve. Kujtojmë që ky organ mblidhet çdo mes jave dhe vendimet zakonisht dalin disa ditë para sfidave të fundjavës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga