Dinamo ka bërë goditjen e radhës në merkato. Blutë e kryeqytetit kanë zyrtarizuar firmën me mbrojtësin Edis Maliqi. 25-vjeçari është një emër I njohur për kampionatin shqiptar pasi pak sezone më parë shkëlqeu me fanellën e Kukësit e më pas u transferua në Kroaci te Lokomotiva Zagreb.
Dy klubet kanë gjetur akordin për huazimin e lojtarit që ka mbërritur në Tiranë dhe sot ka kryer stërvitjen e parë me Dinamon. Përmes një postimi në rrjetet sociale, blutë bëjnë me dije firmën me lojtarin që do të jetë një "armë" më shumë për trajnerin Shkëmbi.
Poll
